Agresioni i madh nga Serbia dhe fushata e jashtme politike që po bën kundër Kosovë tash e sa vite nuk po ndërpritet, madje Serbia kohën e fundit po lobon tek shtetet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që të bëjnë çnjohjen e pavarësisë.
Serbia tani po i’u premton edhe armë dhe ndihma financiare vendeve afrikane për ta tërhequr njohjen e Kosovës, sipas ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli.
Por., ndaj këtyre deklaratave ka reaguar shefi i diplomacisë serbe, Ivic Dacic, duke thënë se Serbia nuk është duke blerë mbështetje kundër Kosovës, por Serbia është e gatshme që të luftoj kundër Kosovës në fushën politike dhe në forumet ndërkombëtare sa herë që të jetë nevoja.
“Ne jemi të armatosur me durim, të gatshëm për të luftuar në fushën politike dhe në forumet ndërkombëtare saherë që të jetë nevoja”, është shprehur ai.
Duke iu kundërpërgjigjur Pacollit, ai ka thënë se arma e vetme e Serbisë është e vërteta, të cilën sipas tij po e përhapin në të gjithë botën, andaj sipas Dacic kjo po bëhet për t’i ruajtur interesat kombëtare serbe.