Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka rikthyer në fuqi vendimin e presidentit Trump për ndalesën e shërbimit në ushtri për personat transgjinorë. Gjykata e ka lejuar zbatimin e këtij vendimi për një periudhë të përkohshme, deri në marrjen e një vendimi tjetër.
Pesë gjyqtarë të kësaj gjykate votuan për fuqizimin e vendimit, ndërsa katër të tjerë ishin kundër. Ky vendim ua ndalon shërbimin në ushtri personave të cilën identifikohen me një gjini që është e ndryshme nga seksi i tyre biologjik.
Sidoqoftë, këtu bëjnë përjashtim personat transgjinorë që shërbejnë në ushtri në mënyrë të hapur dhe për ata që pranojnë të identifikohen me gjininë biologjike. Avokatët e anëtarëve transgjinorë të ushtrisë kanë thënë se kjo politikë nuk është dashur të zhvendoset nga gjendja e statuskuosë përderisa rasti nuk përmbyllet tërëisht.
“Njerëzit transgjinorë kanë shërbyer në mënyrë të hapur në ushtri nga qershori i vitit 2016. Personave të kësaj kategorie tashmë u është ndaluar përfshirja në listat e ushtarëve të rinj nga janari i vitit 2018”, thuhet në deklaratën e tyre, shkruan “The Neë York Times”.