Merkel në Davos interesohet për Kosovën: Pas vizitës së Putinit në Serbi, kërkon takim me Vucic

Merkel në Davos interesohet për Kosovën: Pas vizitës së Putinit në Serbi, kërkon takim me Vucic

Ne Forumin Ekonomik 14 të rradhës në Davos, Kancelarja Angela Merkel ka paralajmëruar se do të takohet me Presidentit Aleksandar Vucic. Kosova është tema kryesore e diskutimit. Po ashtu Presidenti Hashim Thaçi dhe Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli do të jenë në këtë forum.

Përpos çështjeve ekonomike, Presidenti Vucic, do të flas edhe për Kosovën me Kancelaren Merkel, në Davos. Për këtë ishte interesuar personalisht Kancelarja, të dijë diçka më shumë pasi që është zhvillua edhe vizita e Vladimir Putin në Beograd.

Është e rëndësishme për Gjermaninë të stabilizojë Ballkanin. Merkel dhe Gjermania besojnë se pa një Ballkan të qëndrueshëm nuk ka një Europë të qëndrueshme. Dihet se të dy kanë një marrëdhënie të ngushtë, e cila është e rëndësishme për marrëdhëniet midis Serbisë dhe Gjermanisë “, ka thënë një burim diplomatik për bulevardeskën beogradase Kurir.

Ndryshe Forumi Botëror Ekonomik i Davosit , do të mbahet nda data 22 janar deri më 25 janar të këtij viti në Alpet zvicerrane, ku mblidhen vendet e ndryshe për bashkëpunim ekonomik të investimeve që njihen si Partneriteti Publiko Privat (PPP).

Nga Kosova, do të marrë pjesë Presidenti Hashim Thaçi, dhe Minisri i Jashtëm Behgjet Pacolli ku do të qëndrojnë deri më 25 janar.