Zbulohet makina që mund të thyejë rekordin e shpejtësisë

“Hennessey Venom F5” mund të thyejë rekordin botëror të shpejtësisë.

E shumëpritura “Hennessey Venom F5”, që mund të thyejë rekordin botëror të shpejtësisë, është prezantuar në Panairin e SEMA.

Marka teksane do të prodhojë vetëm 24 ekzemplarë të kësaj makine, pritet të kalojë barrierën e 483 km/h, me një çmim prej rreth 1.5 milionë eurosh.

Paraardhësja “Venom GT” arrin shpejtësinë 435 km/h falë shasisë së lehtë “Lotus Exige” dhe motorit “V8 Chevrolet”.

“Hennessey” thotë se, “Venom F5” arrin nga 0-300 km/h më shpejt sesa makinat e “Formulës 1” (më pak se 10 sekonda).

Aktualisht, rekordin zyrtar për shpejtësinë më të lartë të arritur e mban “Bugatti”, me makinën “Veyron Super Sport”, që ka kapur plot 431.07 km/h. Ndërsa “Hennessey Venom GT” mban rekordin jozyrtar me 435 km/h.

Libri i Rekordeve Guinness konsideroi se kjo makinë nuk i plotësonte të gjitha kriteret për zyrtarizimin e rekordit.