Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic tha sot se ai nuk mund as të konfirmojë dhe as të demantoj nëse shteti palestinez Palau ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe se deri të hënën nuk do të tregoj se cili është vend i 13’të, që ka tërhequr njohjen e Kosovës.
“Një përfaqësues i atij vendi do të vijë në Beograd dhe prandaj nuk do të flas për këtë. Unë thashë se të hënën (21 janar) do të njoftoj se cili vend ka tërhequr njohjen. Është e sigurtë që ai vend do ta shpall atë vendim”, ka thënë Dacici për RTS.
Sipas tij është i çuditshëm fakti që Kosova ose mediat në Kosovë po i bëjnë vetë publike ‘shtetet që i kanë tërhequr njohjet’.
“Ministria e Jashtme e Kosovës e demantoi këtë, por nuk ka penguar asgjë Pacollin për t’i dërguar letër presidentit Palau duke shprehur habinë e tij për këtë”, shtoi Dacic.
Ai shtoi se gjatë vizitës të Putinit dhe shefit diplomacisë Sergej Lavrov në Beograd, ata kanë shprehur habinë se si Serbia ka arritur t’i tërheq kah vetja kaq shumë vende.
Ndryshe, një nga mediat kosovare ka thënë se Repubika e Palauit, është vendi që e ka tërhequr njohjen që ia kishte bërë shtetit të Kosovës 9 vjet më parë.