Vucic mendon të shpall zgjedhjet, t’i japë mundësi Haradinajt që ta largojë nga pushteti.
Gazeta serbe shkruan bazuar në burimet e saj brenda Presidencës dhe Partisë Progresiste serbe, se presidenti serb, Aleksandar Vucic po shqyrton caktimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, për të dielën më 31 mars.
Siç thuhet, shkaku për shpalljen e këtyre zgjedhjeve është kriza e dialogut në Kosovë, siç e theksoi dje edhe vetë Vucic.
‘Nëse Prishtina nuk e heq tarifën, është e qartë se ajo mban politikën e shantazhit. Nëse është kështu, atëherë nuk kemi asnjë pengesë për të shkuar në votime, “tha presidenti, duke thënë me ironi se është e drejtë t’i jap mundësi idesë së Haradinajt që të e largojë nga pushteti,’ është shprehur Vucic.
Ndërkohë Vucic dje, kërkoi edhe një herë nga Kosova në formë lutjeje, që të heqë taksën e vendosur ndaj produkteve serbe, në mënyrë që dialogu të vazhdojë. Ai ka lutur edhe BE’në që të ndikojë që taksa të hiqet.
‘E lus Kosovën që të heq taksën, dhe kjo nuk është e vështirë për mua që ta lusë Prishtinën të bëjë diçka të mirë për serbët. E lus edhe BE’në që të ndikojë që të hiqet taksa, dhe kështu të vazhdojë dialogu,’ ka thënë Vucic.