Rama: Mësohuni me shqipen e Kosovës, do jemi në një çati

Rama: Mësohuni me shqipen e Kosovës, do jemi në një çati

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i është përgjigjur ashpër një komentuesi që i ka sugjeruar ministres së Arsimit Besa Shahini që të mësojë Shqip si duhet. " Mësohuni me të folurën e Kosovës se shpejt do të jemi në një çati. Ti e të gjithë të tjerët" i është përgjigjur”, Edi Rama komentuesit.

Kryeministri Edi Rama sa herë që i jepet mundësia shfaqet aktiv në rrjetet sociale, ndërsa nuk nguron që t’i kthejë përgjigje ndjekësve të tij. Pas një dalje publike të ministres së dekretuar të Arsimit, Besa Shahini, e cila është nga Kosova, qytetarët janë ‘kapur’ me kreun e qeverisë në lidhje me dialektin e zyrtares.

Teksa një qytetar i sugjeron ministres që të flasë shqip, Rama nuk ia kursen përgjigjen, ndërsa shkruan: ‘O zot! 4 fjalë 3 gabime dhe një fjali prej drumepreje, për të përqeshur tingëllimën e të folurës së Kosovës! Po mësohu, mësohu me këtë tingëllimë, ti dhe shumë si puna jote, se do ju duhet të adoptoheni shpejt nën një çati me Kosovën, edhe po nuk deshët ju”.

Ndërkohë, mes komenteve spikat edhe ai i një qytetareje, e cila i shkruan Ramës se fondi për bonusin e bebeve në Elbasan kishte mbaruar. Kaq mjaftoi që Rama t’i kundërpërgjigjej, ndërsa shkruan: “Cili fond për lindjet mbarovi?! Fondi sapo fillovi dje, sepse siç ka qenë njoftimi bëhet aktiv në 15 janar në bankë, po normale që e shara vjen e para”.