Ja çka i tha Putini Vuçiqit sapo arriti në Serbi

Ja çka i tha Putini Vuçiqit sapo arriti në Serbi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka bërë deklaratat e para në fillim të vizitës në Beograd.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka mbërritur sot për vizitë në Serbi. Ai është pritur në aeroportin “Nikola Tesla” nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Dy presidentët kanë vazhduar për në Presidencë ku Putin ka bërë deklaratat e para publike.

“Jam shumë i lumtur që kam ardhur këtu”, u shpreh ai, përcjell lajmi.net.

“Faleminderit qytetarëve të Serbisë dhe banorëve të Beogradit për pritjen. Jam shumë i lumtur që kam mundësinë të vizitojë Serbinë vëllazërore dhe të bisedojmë për atë që kemi bërë dhe çfarë duhet të bëjmë. Po ashtu, dua të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në fusha të ndryshme”, shtoi ai.

Vuçiq ia ktheu shkurt duke e falënderuar për vizitën.

“Shpresoj se do të ndiheni si në shtëpinë tuaj”, u shpreh presidenti serb.