Kryetari Ragmi Mustafa takon drejtorët shkollave shqipe në Luginë të Preshevës

Kryetari Ragmi Mustafa takon drejtorët shkollave shqipe në Luginë të Preshevës

Kryetari Ragmi Mustafa dhe komisioni për arsim priti në selinë e KKSH drejtorët e shkollave shqipe në Luginë të Preshevës me të cilët u diskutuan problemet dhe mundësia e bashkëpunimit në mes shkollave shqipe dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Nga kjo mbledhje, KKSH dhe drejtorët e shkollave dolën me iniciativë të krijimit të rrjetit të mësimdhënësve të shkollave shqipe në Luginë të Preshevës, iniciativë e cila është edhe zotim i zgjedhjeve të nëntorit të vitit që lamë pas.

Tema tjera si: problem i mungesës së teksteve mësimore në gjuhën shqipe, shqyrtimi i testeve, ditarët digjital, trajtimi i plan programit, garat e nxënësve  u diskutuan dhe u trajtuan  veç e veç, duke u munduar të gjendet mënyra e qasjes së këtyre problematikave në afat sa më të shkurtër.

Gjithashtu u vendosën prioritetet për secilën temë, duke u dakorduar për një agjendë të përbashkët në realizimin e zotimeve dhe konsumimin e të drejtave në fushën e arsimit.