• E mërkurë / Jul-09 19:02
  • Kontakt

Serbia kthen Mësimin ushtarak në shkolla

Serbia kthen Mësimin ushtarak në shkolla

Ministria serbe e Arsimit e Serbisë u ka dërguar shkresë shkollave të mesme në Serbi me të cilën i ka njoftuar ato se gjatë gjysmë vjetorit të dytë nxënësve duhet kushtuar nga dy orë mësim rreth mbrojtjes, mbrojtjes civile dhe reagimeve gjatë katastrofave natyrore e fatkeqësive elementare, shkruan gazeta e Beogradit ‘Politika”.

 Sipas burimeve të kësaj gazete thuhet se gjatë një viti shkollor do të trajtohen tema nga lëmi i mbrojtjes në të cilat do të angazhohen edhe zyrtarë të Ministrisë Mbrojtjes.

 Iniciativa për kthimin e mësimit ushtarak në shkolla është e Ministrisë serbe të Mbrojtjes.