Në pritje të Putinit, ja çfarë është duke ndodhur në Beograd

Në pritje të Putinit, ja çfarë është duke ndodhur në Beograd

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është në fluturim për në Beograd.

Serbia pret sot vizitën e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Para Pallatit të Serbisë, janë duke u bërë përgatitjet e fundit për pritjen e Putinit.

Pikërisht para Pallatit të Serbisë do të dëgjohen të shtëna nderi nga artileria serbe, shkruan “Kurir”, transmeton lajmi.net.

Putin është nisur në fluturim nga Moska për në Beograd. Në aeroportin e Beogradit ai do të pritet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.