• E mërkurë / Jul-09 10:03
  • Kontakt

Mustafa: ''Ditari elektronik shqiptarëve u ofrohet në gjuhën serbe e me alfabet qiril''

sadaddda

Që në fillim të gjysëmvjetorit të dytë në shkollat fillore e dy të mesme në komunën Preshevë, sipas gjitha parapërkatitjeve të Ministrisë së Arsimit në Serbi dhe në pajtueshmëri të plotë me Pushtetin Lokal do filloj zbatimi i "Elektronski Dnevnik", në saje të digjitalizimit të arsimit në shkollat fillore e të mesme.

Po nga ky pushtet qëndror e lokal ishin plot krenari deklaratat e tyre para dy vitesh për digjitalizim. Nga ana tjetër ky ditar elektronik "elektronski dnevnik" shqiptarëve u ofrohet në gjuhën serbe e me alfabet qiril. Në asnjë pjesë të këtij aplikacioni serb nuk ka asnjë fjalë e as shkronjë në alfabetin shqip, e as edhe ate latin.

Është shkuar aq larg sa as edhe emrat e mbiemrat e mësimdhënsve por edhe nxënësve nuk lejohen të shkruhen drejt në origjinal, kur dihet se shumë shkronja shqipe nuk mund të shkruhen me alfabetin qiril, si që janë: ë, th, dh, y e kombinime tjera. Me këtë është pranuar nga Pushteti Sharllatan në komunën Preshevë krahas digjitalizimit të pjesëshëm të arsimit të ndodhë konvertimi i plotë i gjuhës e shkrimit shqip në gjuhën serbe e alfabetin qiril.

Ftoj, autoritetet e Pushtetit Lokal të mosdijes, që të ndërpresin vazalitetin e tyre ndaj Beogradit qendror dhe bashkë me drejtorat e shkollave të rezistojnë fuqishëm në këtë aktivititet antikombëtar të Beogradit qendror në dëm të shqiptarve autokton në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Nuk është fare problematike që në aplikacionin softuerik të "elektronski dnevnik" të futet dhe mundësia e përdorimit të gjuhës e shkrimit shqip ditari elektronik.

Përndryshe, gjitha raportet, shënimet dhe kaq edhe dëftesat e nxënësve do dorzohen në serbisht e me font qiril. Tmerr për fëmijët, prindërit dhe mësimdhënsit shqiptarë. Mos lejoni të nis procesi i digjitalizimit të pjesëshëm i arsimit shqip pa u integru përfundimisht gjuha e shkrimi shqip.
RM