• E mërkurë / Jul-09 14:21
  • Kontakt

Dacic tregon se pse deshi të përleshet fizikisht me Thaçin dhe Kuçin

Dacic tregon se pse deshi të përleshet fizikisht me Thaçin dhe Kuçin

Një ditë pasi Vucic befasoi të gjithë me storien e tij se ishin ë afër një përplasjeje fizike me palën kosovare, Ministri I Jashtëm Serb, Ivica Dacic tregon arsyjet.

Dacic ka treguar se arsyjet e sulmit ishin kur Thaçi dhe Kuçi i kishin akuzuar për gjenocid dhe i kishin quajtur vrasës serb.

“U mërzita dhe u thashë gjithçka. Edhe ata filluan të na akuzonin për genocid dhe se jemi vrasës serb. Në atë moment ne u ngritëm mbi tavolinë dhe iu sulëm. Të gjithë të pranishmit e tjerë u larguan deri sa ndërhynë për të na ndarë”- ka thënë Dacic.

Kjo ishte deklarta e Vuqic për përplasjën fizike të mundshme mes tyre: “Njëherë ishim afër përleshjes fizike. Hajredin Kuçi iu sul Ivica Daçiçit, ndërsa unë atiJ, por gjithçka përfundoi shpejt”