Në debatin e fundit për lojrat, ashtu sic pritej nuk mbete pa u përfshirë edhe Imami I famshëm, Shefqet Krasniqi.
Shefqet Krasniqi ka kërkuar të ndalohen lojrat e fatit ashtu sin ë Shqipëri, se ndryshe do të pësonte shoqëeria, ai ka shpjeguar se si Feja Islame e ni ndalon sikurse e ndalon alkoolin.
“Kjo është një çështje shumë e ndjeshme. Është një prej punëve më të ndaluara. Përveç Kur’anit, këto vepra i ndalojnë edhe librat tjerë të shpallur nga Zoti. Allahu i Madhërishëm ua ka ndaluar njerëzve pirjen e alkoolit dhe lojërat e fatit në një ajët. Ka thënë: “Me të vërtetë dhe pa asnjë dyshim alkooli të gjitha llojet e tij, lojërat e fatit dhe të gjitha llojet e tyre janë vepra të ndyra të shejtanit të mallkuar”.
Sipas Dr. Shefqet Krasniqit, lojërat e fatit janë sherr, janë shkaktarë të dhunës në familje, të kriminalitetit, dhe janë shkaktarët kryesor që qojnë në vrasje dhe vetëvrasje të njerëzve
“Lojërat e fatit janë sherr i vërtetë. Nuk ka të keqe në këtë dynja që nuk vjen prej aty, e që del nuk prej aty. Ka edhe shkaqe të tjera që qojnë kah dhuna në familje, kah vetëvrasja. Por, ama, lojërat e fatit janë ndër shkaqet kryesore të dhunës në familje dhe shkatërrimit të familjes”.
Ai shtoi se shoqëria shkatërrohet nga të gjitha aspektet nëse rritet numri i lojërave të fatit.
“Kjo shoqëri duhet t`i thotë stop lojërave të fatit deri në kiamet, çdo lojë, çdo bixhoz, kumarhane duhet të ndalohet me ligj. E nëse dëshirohet për njëmend të shkatërrohet kjo shoqëri, atëherë le të lejohet hapja e tyre në çdo rrugë, e në çdo vend….”.
Imami Krasniqi mendon se përkrahësit e lojërave të fatit do të mallkohen nga gjeneratat që vijnë. Ai propozon që Qeveria e Kosovës të merr për shembull qeverinë në Shqipëri.
“I bëjë apel kryeministrit tonë të shikojnë në vëllezërit tanë përtej kufirit. Ata kanë avancuar mirë në këtë drejtim”
Krasniqi ndërlidë se lojërat e fatit me shitjen e armëve dhe drogës. Sipas tij, nuk ka dallim mes një individi që shet armë, e cila vret njerëz dhe lojërave të fatit, të cilat poashtu vrasin por në një mënyrën tjetër.
Ju kujtojmë se javë më parë, Qeveria e Kosovës, ka miratuar koncept-dokumentin, përmes së cilit synohet të rregullohet veprimtaria e lojërave të fatit. Sipas këtij koncept-dokumenti, përfitimet do të jenë të mëdha.