Valon Ibishi nga Presheva shpëton 18 kamionë në SHBA, vepra e tij merr jehonë në mediumet amerikane (VIDEO)

Valon Ibishi nga Presheva shpëton 18 kamionë në SHBA, vepra e tij merr jehonë në mediumet amerikane

Preshevari, Valon Ibishi i cili jeton në SHBA që nga paslufta ka bërë një vepër madhështore gjatë këtij vikendi.

Ai ka ndihmuar dhjetra kamionë të ngecur në akull në autostradën i-70 në St.Louis, Missouri  duke i tërhequr me veturën e tij.

I njejti është shprehur se “Më pëlqen të ndihmojë njerëzit dhe për këtë arsye veprova menjëherë që të shkojmë të  gjithë të sigurt në shtëpi” , transmeton RTV ALDI.

Video-ja e më poshtme pati jehonë mjaft të madhe edhe në mediumet e SHBA-së ku u çmua mjaft vepra humane e Valonit.

Valon Ibishi është nga fshati Norçë, Komuna e Preshevës. /Rtv Aldi