• E mërkurë / Jul-09 10:23
  • Kontakt

Dacic: Tani e tutje Kosova nuk e ka më mbështetjen e plotë të Amerikës

Dacic: Tani e tutje Kosova nuk e ka më mbështetjen e plotë të Amerikës

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, ka vazhduar me deklaratat e tij provokuese dhe tendencioze në drejtim të shtetit të Kosovës, këtë herë ai ka lidhur refuzimin e vizës së kryeministri Haradinaj dhe kundërshtimet e tij për ta hequr taksën.

Dacic ka lëshuar një deklaratë interesante në “RTS”, duke thënë se Kosova tani e tutje nuk e ka më përkrahjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Shefi i diplomacisë serbe këtë e ka lidhur me reagimi i SHBA’së dhe kërcënimi për Kosovën në lidhje me heqjen e taksës ndaj produkteve serbe si dhe refuzimi i vizës për kryeministrin Ramush Haradinaj, dëshmon se mbështetja e Amerikës për Kosovën nuk është e pakushtëzuar.

“Kjo nuk është hera e parë, ka ndodhur disa herë në karrierën e tij”, ka thënë Dacic.

“Ne kemi informacione të sakta ku SHBA ka kërcënuar Kosovën për taksën. Sipas informatave që i kemi SHBA ka thënë që ose do ta hiqni taksën ose do të keni një lloj sanksionimi”, tha Dacic.