Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka reaguar pas shkuarjes së dy ish-komandantëve të UÇK-së, Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa për në Hagë, ku pritet të merren në pyetje nga Prokuroria Speciale.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, u ka bërë pyetje 82 deputetëve që votuan pro Gjykatës Speciale, shkruan Insajderi.
Ai ka uruar që Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa të ardhshin faqebardhë.
Shkrimi i plotë i Selimit:
Çka keni për të thënë sot ju 82 deputetët që e votuat Specialen më 3 gusht 2015?
p.s. Sami e Rem – dalshi e ardhshi faqebardhë!