Putini para ardhjes i ka caktuar detyra Vucicit, një prej tyre ka të bëjë me Kosovën

Kryetari i Serbisë, Alkesandar Vucic para vizitës së kryetarit rus në Beograd, ka marrë detyra nga shërbimi rus i inteligjencës

Mediet e Beogradit, duke u thirrur në burimet e RTK2-shit, spekulojnë se Vucic ka marrë disa detyra: E para, që kurrsesi të mos arrijë marrëveshje me Kosovën, e dyta t’i ndalojë protestat në Beograd të cilat, sipas tyre, i financon NATO dhe t’i arrestojë disa liderë të opozitës.

Duke iu referuar të dhënave të marra nga një diplomat i njërit prej shteteve të grupit të Vishegradit, të akredituar në Serbi, servisi publik i Kosovës thotë se kërkesat Vucicit nuk i kanë arritur nëpërmjet ambasadës ruse në Beograd, por me çartes nga Moska, transmetojnë mediet e Beogradit.

Të përkujtojmë, kryetari i Rusisë vjen në vizitë zyrtare në Serbi më 17 janar.