Opozitari serb i shkruan Putinit për Kosovën, reagojnë zyrtarët serbë

Opozitari serb i shkruan Putinit për Kosovën, reagojnë zyrtarët serbë

Bosko Obradovic i ka shkruar presidentit rus se pushteti serb “po tregton me vendin e territorin”

Kryetari i Lëvizjes Dveri të Serbisë, Bosko Obradovic i ka shkruar letër kryetarit të Rusisë Vladimir Putin, në të cilën e porosit se vizitën e tij pushteti në Beograd do ta keqpërdorë për qëllime të politikës ditore dhe ta paraqesë si “mbështetje regjimit në pushtet, e jo Serbisë”. Ai e ka akuzuar kreun serb se “po tregton me territorin”, me çka ka zgjuar reagime të ashpra të zyrtarëve serbë.

Ai ka thënë se pushtetit aktual në Beograd nuk guxon t’i besojë, ndonëse thotë se Serbia nuk do të mbesë anëtarë e NATO-s dhe nuk do t’i vë sanksione Rusisë, sepse “janë të gatshëm të tregtojnë me vendin dhe territorin e tyre, siç po bën aktualisht kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic, duke biseduar fshehtasi për Kosovën e Metohinë, pa pajtimin e Kuvendit Popullor të Serbisë.

Ai, sipas medieve serbe, e ka ftuar Putinin të jetë mysafir i tij në parlament, në mënyrë që të dëgjojë se “çfarë mendojnë për temën e Kosovës opozita, Kisha ortodokse serbe, elita intelektuale dhe shumiva e qytetarëve të Serbisë”.

Nda kësaj letre ka reaguar kryetari i Këshillit qendror të Partisë progresiste në pushtet, Marko Djuric, duke e quajtur këtë “të pashembullt e tragjikomike” dhe se “e fyen inteligjencën e qytetarëve dhe e shëmton pamjen mbi Serbinë”.

Djuric ka shtuar se kryetari rus është i njoftuat me rrethanat politike në Serbi dhe se kryetarin Aleksandar Vucic e ka dekoruar me një dekoratë prestigjioze.

Duhet theksuar se Lëvizja Dveri, e cila vepron nga viti 2011, cilësohet si organizatë parlamentare, qëndrimet e të cilës mbështeten në nacionalizimi shënsavian e serb, euroskeptizëm e antiglobalizëm. Kjo organizatë është pjesëmarrëse në tubimet aktuale të qytetarëve e të opozitës kundër pushtetit të Vucicit në Serbi. Edhe organizatorët e këtyre tubimeve e akuzojnë Vucicin se e akuzojnë presidentin serb se politika e tij po bën që ‘Serbia të humb Kosovën’. Vetëm lideri i Lëvizjes për përtëritjen serbe, Vuk Draskovic, është deklaruar se Serbia duhet të arrijë marrëveshje të gjithanshme të obligueshme për përmirësimin e marrëdhënieve me kosobën.