Me këtë reagim Enca zbuloi pa dashje se ka një të dashur?

Ndonëse ka vite që është pjesë e showbiz-it shqiptar, nuk dihet thujase asgjë për jetën sentimentale të këngëtares Enca Haxhia.

Më shumë se një vit më parë, Enca la të kuptohej se ishte në një lidhje, por që prej asaj kohe, ajo ka heshtur tërësisht në lidhje me këtë çështje… deri më tani.

Në një postim ku shpreh irritimin e saj në lidhje me fansat që i shkruajnë dhe e telefonojnë gjatë gjithë kohës, Enca ka lënë të kuptohet se ka një të dashur, duke thënë se këto telefonata dhe mesazhe e bezdisin ndërkohë që ajo përpiqet të flasë me të, transmetonxing

“E imagjinoni dot të jeni sëmurë dhe të mundoheni të bëni një telefonatë normale me mamin, mikun, të afërmin, burrin, biznesin tuaj, por nuk mundeni, sepse telefonata do të ndërpritet një miliard herë nga numra të panjohur që përpiqen t’ju telefonojnë papushim dhe madje kanë edhe guximin t’ju dërgojnë mesazh duke ju kërkuar që të mos i bllokoni. Kjo nuk është dashuri fansash aspak. Ky është shkatërrim nervash dhe mungesë repspekti!”-ka shkruar Enca, duke e etiketuar partnerin si “burri”.