Aleksiq: Vuçiq sundimtari më i dështuar i Serbisë prej vitit 2000

Aleksiq: Vuçiq sundimtari më i dështuar i Serbisë prej vitit 2000

Nuk do të më befasonte nëse Aleksandar Vuçiq e shqyrton idenë e çmendur t’i lidhë zgjedhjet parlamentare me ato lokale dhe në këtë mënyrë të tentojë ta mbajë pushtetin, ka deklaruar për gazetën serbe “Danas” deputeti dhe nënkryetari i Partisë Popullore Miroslav Aleksiq, i cili shton se nuk duhet dalë në zgjedhje nëse organizohen në këtë ambient dhe sipas kushteve të gjertanishme.

“Te ne shkelet një prej parimeve themelore të demokracisë, që dikush të zgjedhë lirshëm dhe të jetë i zgjedhur. Në Serbi nuk ka zgjedhje, ka vetëm nxjerrje të njerëzve në votime, presion, shantazh, vjedhje, dhe gjithë këto me propagandën të madhe”, thotë Aleksiq.

Ai pretendon se Vuçiq mund ta rrëzojë qeverinë e Serbisë dhe në këtë mënyrë t’i shkaktojë zgjedhjet e parakohshme republikane, e sa i përket zgjedhjeve lokale, kjo do të thotë se në të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale kryetarët e komunave të japin dorëheqje dhe që askush tjetër të mos zgjidhet.

“Në teori pushteti mund ta bëjë këtë lëvizje të çmendur, por besojmë se në këtë mënyrë do të hynim në historinë botërore, sepse askush askund nuk e ka  bërë këtë. Përshtypja ime është se Vuçiq është lideri dhe sunduesi më i dështuar prej vitit 2000, sepse të gjithë ata të cilët kanë sunduar në këtë periudhë nuk kanë pasur fuqi kaq të madhe dhe shumicën absolute pa kompromise dhe marrëveshje të shkaktuara me shantazhe”, ka vlerësuar Aleksiq.

Ai ka mundur ta bëjë Serbinë një vend më të mirë për jetesë, por këtë nuk ka dashur apo nuk ka ditur, nuk ka sqarim të tretë, konsideron Aleksiq.

Ai shton se protestat do të zgjasin dhe do të jenë gjithnjë më të mëdha deri te zgjidhja përfundimtare, e kjo është liria.