Deputeti i LDK-së reagon për sondazhin: Jemi 8 pikë para Vetëvendosjes

Deputeti i LDK-së reagon për sondazhin: Jemi 8 pikë para Vetëvendosjes

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar rreth sondazheve të fundit për radhitjen e partive. Selmanaj ka thënë se LDK-ja është 8 pikë para Vetëvendosjes, dhe se kjo do t'i mundësojë LDK-së ta udhëheqë Qeverinë e Kosovës. Ai deklaron se për këtë nuk do të bëjnë kompromis.

Selmanaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se për një vit sondazhet e nxjerrin LDK-në të parën me mbi 30%, me së paku 8 pikë të përqindjes përpara partisë së dytë, duke aluduar kështu për Lëvizjen Vetëvendosje. 

Derisa ka deklaruar se kjo do t'i mundësojë LDK-së ta udhëheqë Qeverinë e Kosovës, dhe se për këtë nuk do të bëjnë kompromis.  

Ky është postimi i plotë i Selmanajt:

Sondazhet për një vit rresht e nxjerrin LDK-në të parën me mbi 30%, me së paku 8 pikë të përqindjes përpara partisë së dytë. Me trendin e rritjes të vitit 2018, LDK-ja shpejt arrinë 35% të përkrahjes qytetare.

Ky rezultat i mundëson LDK-së të udhëheq me Qeverinë e Kosovës. Dhe për këtë LDK-ja nuk bënë kompromis. Qëndrimi i Kryesisë dhe i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së është i qartë, Qeveria e Kosovës do të udhëhiqet nga Kryeminsitri i LDK-së.

LDK-ja është qartë alternativa më e besueshme për ruajtjen e shtetit dhe tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës, për zhvillim ekonomik e social dhe për integrim në BE.

LDK-ja nuk bënë kompromis me përgjegjësinë që i japin qytetarët për të udhëhequr me shtetin.