Lipjan: Vajza e mitur keqpërdoret seksualisht

Lipjan: Vajza e mitur keqpërdoret seksualisht

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Lipjan ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht një vajzë të mitur

Ngjarja ka ndodhur të dielën në Lipjan, ku i dyshuari është arrestuar nën dyshimin se ka keqpërdorur seksualisht viktimën nën moshën 16-vjeçare.

Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore, ndërkaq me vendim të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

I dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.