Graçanicë, ia djegin veturën në oborr

Graçanicë, ia djegin veturën në oborr

Në Graçanicë, një qytetar ka njoftuar Policinë se disa persona të dyshimtë ia kanë vënë zjarrin veturës së tij

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së dielës, ku ankuesi i komunitetit serb ka raportuar në polici se disa persona të panjohur ia kanë vënë zjarrin veturës së tij të cilën e kishte parkuar në oborrin e shtëpisë.

Njësiti i zjarrfikësve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.