Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot feston ditëlindjen e tij.
Por, 60-të vjetorin e tij të lindjes, Ahmeti ka vendosur që ta festojnë nën tingujt e muzikës folklorike. E për këtë ai ka ftuar në “konakun” e tij edhe këngëtar të njohur të këtij zhanri.
Këtë e shohim përmes një postimi që ka bërë vet subjekti që ai drejton në llogarinë e tyre në Facebook.
“60 vite lider” shkruhet në këtë postim.