Barcelona arrin marrëveshje me mbrojtësin 19-vjeçar të Toulouses

Barcelona arrin marrëveshje me mbrojtësin 19-vjeçar të Toulouses

Barcelona ka mposhtur konkurrencën me Interin dhe Juventusin, duke bindur të transferohet në “Camp Nou”, mbrojtësin e Toulouse, Jean Clair Todibo.

Talenti 19-vjeçar francez ka spikatur me paraqitjet e tij këtë sezon dhe menjëherë zgjoi interesin e shumë klubeve të mëdha evropiane.

Por siç raportojnë mediat spanjolle, kanë qenë drejtuesit e Barcelonës ata që kanë bindur futbollistin, duke i ofruar një kontratë 4-vjeçare.

Mësohet se në marrëveshje është parashikuar që futbollisti të mbetet te Toulouse deri në fund të sezonit, për t’iu bashkuar skuadrës së Valverdes vetëm në muajin qershor.