Skuadra e trajnerit Jurgen Klopp, përveç që lëshoi pikë në garën për titull, ka pësuar edhe humbjen e parë këtë sezon.
Kjo humbje erdhi nga Manchester City me rezultat 2:1 në ‘Etihad Stadium’.
Me humbjen e Liverpool, tani në pesë ligat kryesore të Evropës kanë mbetur vetëm dy skuadra të pamposhtura.
Bëhet fjalë për Juventusin në Serie A dhe PSG-në në Ligue 1.
Juventus pas 19-të ndeshjeve të zhvilluara ka arritur 17 fitore dhe dy barazime në elitën e futbollit italian, ndërsa PSG pas 17 xhirove, numëron 15 fitore dhe dy barazime.