Paulinho edhe zyrtarisht është lojtar i Guangzhou Evergrande.
Futbollisti brazilian verën e kaluar kaloi në Kinë te Guangzhou Evergrande në formulën e huazimit, dhe skuadra kineze ka vendosur që në afatin kalimtar të janarit të blejnë kartonin e tij nga Barcelona.
Në korrikun e verës së kaluar, raportohej se Barcelona do të përfitonte 50 milionë euro nga shitja e Paulinhos, por mediet në Spanjë raportojnë se kjo shitje është finalizuar për tetë milionë euro më pak, pra 42, përcjell ‘lajmi.net’.
Me 42 milionë euro, Paulinho bëhet lojtari i tretë më i shtrenjtë i shitur nga Barcelona.
Më shtrenjtë se reprezentuesi brazilian janë shitur vetëm Neymar (222 milionë euro te PSG) dhe Luis Figo (60 milionë euro te Real Madrid)