Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Podujevë, një e vdekur dhe tetë të lënduar

Një femër ka ndërruar jetë dhe tetë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar në një aksident në magjistralen Prishtinë - Podujevë.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Podujevë më saktësisht në fshatin Penuhë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një femër ndërsa, kanë mbetur të lënduar tetë persona.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 14:00 e kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Penuh të Podujevës, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Në ketë aksident lëndime trupore kanë pësuar 8 persona. Njeri nga të lënduarit (femër) nuk ka arrite të përballoj plagët e shkaktuara dhe e njëjta ka ndërruar jetë, ndërkohe që personat e tjerë të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeit.