Tottenham është i vendosur që ta transferoj Adrien Rabiotin.
Skuadra angleze është e gatshme që të ofroj mbi 15 milionë euro për mesfushorin francez, për dallim nga Barcelona që po ofron vetëm 10 milionë.
Tottenham ka kohë që ka filluar bisedimet me PSG-në për transferimin e Rabiotit, pasi ky i fundit ka hyr në muajt e fundit të kontratës.
‘Spurs’ mund t’i shkaktojnë probleme Barcelonës, pasi parisienët do ta pranojnë ofertën më të lartë.