Një imigrant i dyshuar ilegal, i cili akuzohet për vrasjen e policit në Kaliforni, është arrestuar të premten pas dy ditëve të ndjekjes nga policia. Gustavo Perez Arriaga, 32-vjeçar nga Meksika, u arrestua në Bakersfield, 320 kilometra nga vendi ku ishte vrarë polici.
Rasti i kësaj vrasjeje kishte ngallur debat për imigrimin, pasi presidenti Trump e kishte përmendur këtë rast për ta mbështetur idenë e tij për ndërtim të murit në kufi me Meksikën. Arriaga akuzohet për vrasjen e policit Sonil Singh, pasi ai e kishte ndaluar imigrantin nën dyshimin se po voziste nën ndikimin e alkoolit apo narkotikëve.
I dyshuari kishte shtënë me armë zjarri drejt policit, ndërsa edhe polici ia kishte kthyer me të shtëna por kishte vdekur në këtë shkëmbim zjarri. Dyshohet se imigranti është pjesë e bandës kriminale “Surenos” dhe po përpiqej të ikte në Meksikë, shkruan “Reuters”