''Blick'' e fut Thaçin në listën e nëntë liderëve më të fuqishëm të botës

Në një artikull të publikuar në gazetën më të lexuar zvicerane "Blick" ku flitet për nëntë liderët më të fuqishëm të botës, gjendet edhe

Në një artikull të publikuar në gazetën më të lexuar zvicerane "Blick" ku flitet për nëntë liderët më të fuqishëm të botës, gjendet edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Në të njëjtën listë me Donald Trump, Emmanuel Macron, Angela Merkel, Nancy Pelosi, Vladimir Putin, Mohammed bin Salman, Theresa May e Viorica Dancila edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi konsiderohet si një nga liderët më të mëdhenj në botë, shkruan lajmi.net

“Blick” duke analizuar ndodhitë në Kosovë dhe formimin e Ushtrisë përkundër kundërshtimeve të Beogradit e ka konsideruar presidentin e Kosovës si një nga nëntë liderët më të suksesshëm të botës.

Gjithashtu, gazeta më e lexuar zvicerane siç duket e ka vlerësuar lartë edhe fjalimin e presidentit Thaçi në Këshillin e Sigurimit.

“Blick” ka shkruar se presidenti i Kosovës do të parandalojë një konflikt tjetër të madh në Ballkan dhe ata gjithashtu kanë shkruar se detyrë e Thaçit për vitin 2019 do të jetë vazhdimi i mbrojtjes së pavarësisë së vendit dhe të kontribuoj në stabilitetin e rajonit.

“Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si kryeministër në 2012 i shtrëngoi duart me homologun e atëhershëm serb. Këtë vit, marrëdhënia mes dy vendeve është përkeqësuar përsëri. Një zgjidhje e mundshme për konfliktin e bllokuar në Kosovë ishte shkëmbimi i një rrethi verior në Kosovë për një territor serb të banuar kryesisht nga shqiptarët. Në dhjetor, Thaçi njoftoi themelimin e ushtrisë së vet. Serbia, e cila kurrë nuk e ka njohur shkëputjen e Kosovës u tërbua. Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i cili u mblodh me nguti, gjithashtu erdhi deri te fjalosjet. Do të jetë detyrë e Thaçit për vitin 2019 që të vazhdojë të mbrojë pavarësinë e vendit të tij dhe të kontribuojë në stabilitetin e rajonit, pas themelimit të  ushtrisë, pa e nxitur më tej konfliktin.”, shkruhet në artikullin e “Blick”, për presidentin Thaçi