Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në suaza të seancës së 78-të i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovuzuale me të cilin pritet të sigurohet servis radiodufuziv publik transparent, i pavarur, efikas dhe llogaridhënës dhe trup rregullator transparent, i pavarur, efikas dhe llogaridhënës në fushën e shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuale.
Në përmbajtjen dhe thelbin e ndryshimit dhe plotësimit të propozuar janë integruar vërejtjet e organizatave gazetareske dhe mediatike, ndërsa plotësisht janë ndërtuar edhe rekomandimet kyçe të ekspertëve të Këshillit të Evropës dhe të OSBE-së lidhur me uljen e ndikimit politik, servisi publik dhe rregullatori mediatik.
Më shumë ndryshime të Ligjit janë rreth rritjes së kompetencës së Këshillit të Agjencisë, si dhe ndryshime lidhur me punën e drejtorit të Agjencisë.
Ndryshime ka edhe lidhur me përcaktimin e mënyrës së zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit programor të RTM-së, rreth financimit, si dhe për përvojën e punës të drejtorit.
Damjan Mançevski, minisitri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës theksoi se me Ligjin punonjësit mediatikë e ndërmarrin punën në media, plotësisht me atë që politika hiqet nga kjo hapësirë.
Sipas tij zgjidhje është cilësore edhe pse nuk është më e mira.
Në seancën e sotme në Kuvend, me procedurë të shkurtuar u miratuan edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Drejtorinë Doganore.