Programi i kësaj dite ishte program i paisur me këngë të ndryshme, valle si dhe recitime.
Për të përcjellur këtë program kishin ardhur shumë prindërit të këtyre fëmijëve ku holli i çerdhes ishte pothuajse i mbushur, gjithashtu ishin edhe edukatoret aty të cilat kishin punuar vazhdimisht që ky program të jetë sa më i kompletuar, rtvaldi.
Nuk mungoi dhe prezenca e babagjyshit ku bëri shpërndarjen e dhuratave për të gjithë fëmijët.
Edukatorja Ramize Memishi tha që bëmë paraqitjen e programit që kemi përgatitur për përfundimin e këtij viti duke i uruar të gjithëve festën e Viti të Ri dhe duke i falenderuar prindërit për bashkëpunimin që tregojnë.
Me këtë program enti parashkollor ‘’8 Marsi’’ përmbyll të gjitha programet si në paralelet e ndara nëpër bashkësi lokale po ashtu dhe në Preshevë, rtvaldi.
Ndërsa ditën e hënë me një program kulturo-artistik enti parashkollor ''8 Marsi'' përmbyll aktivitetet për këtë vit.