Komuna ndan pako për Vitin e Ri për punëtorët e Administratës Komunale (Video)

Komuna ndanë pako për Vitin e Ri për punëtorët e Administratës Komunale...

Para mbylljes së këtij viti kalendarik kryeshefi i administratës komunale ftoi punëtorët e administratës komunale për një takim përmbyllës për kët vit kalanderik 2018.

Kryeshefi Agim Ymeri ishte i shoqëruar edhe me kryetarin e Komunës së Preshevës  z.Shqiprim Arifi, rtvaldi.

Ky takim është mbajtur në sallën e Kuvendit Komunal ku të pranishëm ishin kryeshefat e drejtoratëve dhe të gjithë punëtorët e tjerë të kësaj administrate komunale.

z.Ymeri fillimisht i dëshiroi mirëseardhje punëtorëve dhe i uroi festën e Viti të Ri, ai në përgjithësi para punëtorëve foli për punën e administratës se si kanë kaluar gjatë këtij viti 2018 dhe ndryshimet që priten të bëhen për vitin 2019.

Ai kishte dhe një ankesë për punëtorët adminisrativ të cilët nuk po e respektojnë orarin e punës, të jen më të vetëdijshëm sepse në vitim e ardhshëm do të jemi më të rreptë në këtë drejtim, do të ju presin dënime të mëdha për mos respektimin e orarit, rtvaldi. 

Reth këtij viti përmbyllës për vitin 2018 foli edhe kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi, ai foli për punën e administratës komunale gjatë këtij viti që po e lëmë pas, ku edhe foli për mos respektim të orarit të punës dhe tha se jam i kënaqur nga ana punëtorëve të cilët 90% po e respektojnë ndalesën për mos pirjen e duhanit brenda objektit të komunës.                 

Në fund të këtij takimi të gjithë punonjësve të administratës komunale ju nda një paketë për festën e Viti të Ri me gjëra ushqimore dhe me nga një kalendar dhe stilolaps, rtvaldi.