Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, priti në zyrën e tij 48 fëmijë me nevoja të veçanta të Komunës së Bujanocit.
Me këtë rast kryetari Kamberi bëri edhe ndarjen e 48 dhuratave me rastin e fundvitit.
Në një postim në faqen zyrtare të komunës së Bujanocit ka shkruar ''Jeta e barabartë e të gjithë fëmijëve, mision i qeverisjes lokale të Bujanocit''.