Programi i kësaj dite ishte program artistik i paisur me këngë të ndryshme, valle si dhe recitime.
Për të përcjellur këtë program kishin ardhur shumë prindër të këtyre fëmijëve ku holli i çerdhes ishte pothuajse i mbushur, gjithashtu ishin edhe edukatoret aty të cilat kishin punuar vazhdimisht që ky program të jetë sa më i kompletuar ku dhe këtë gjë e kishin arritur.
Drejtoresha e entit parashkollor znj.Sinaver Shaqiri tha ky ishte manifestimi i Vitit të ri që kanë përgatitur edukatoret së bashku me nxënësi,t program ky atraktiv i paisur me këngë të ndryshme, recitime si dhe valle.rtvaldi
Ndërsa në përfundim të këtij viti znj.Shaqiri shfrytëzoi rastin që t’i uroj të gjithëve Vitin e ri duke i dëshiruar një vit të mbarë dhe të sukseseshëm.
Edukatorja Naziktere Ahmeti tha ishte ky programi që kemi përgatitur ku jemi munduar që të përfshijmë të gjitha si vallet e ndryshme, disa këngë dhe recitime edhe pse nuk është shumë e lehtë që të arrish të përgatisësh një program të tillë mirëpo prap se prap ne mbetemi të kënaqur me rezultatin që japin nxënësit tanë.rtvaldi
Programet e tilla janë bërë traditë në çerdhet e komunës tonë.