Këta fëmijë të shoqëruar nga familjarët e tyre sot janë duke bërë përzgjedhjen e rrobave të cilat janë donacion nga tre kompani private nga komuna e Preshevës.
Janë ''Vlora.com'', ''Altini ingenering'', dhe kompleksi ''Oaza'' të cilët i kanë dedikuar këtë donacion prej 1200 eurove 28 fëmijëve me nevoja të veçanta të cilët vijojnë mësimin në Qëndrimin ditor në Preshevë.rtvaldi.com
Nën asistimin e edukatoreve dhe familjarëve secili prej tyre kishte mundësinë që të bënte përzgjedhjen e rrobave sipas shijes së vet.
Drejtori i Qendrës për punë sociale në Preshevë z.Liridon Latifi ka mirëpritur këtë iniciativë të tre biznismenëve nga komuna e Preshevës duke e cilësuar si një iniciativë të mirë dhe shumë të qëlluar.
Poashtu falënderoi dhe dy kompani të tjera siç janë ''Saba Bellça'' dhe ''Fluidi'' të cilët kanë dhuruar pako për fëmijët e Qëndrimit ditor.
Drita Kamberi psikologe në ''Qëndrimin ditor'' tha që sot ndodhemi në butikun ''Take Five'' ku fëmijët nën shoqërinë e familjarëve të tyre po zgjedhin rrobat për vete, të cilat janë donacion nga tre kompani private nga komuna e Preshevës, rtvaldi.com
Për të na ururar festën e Vitit të ri këtë gjë e bën edhe vetë fëmijët e ''Qëndrimit ditor'' disa prej të cilëve edhe falënderuan iniciativën e për këtë donacion,rtvaldi.com.
Një iniciativë e tillë është e mirëpritur gjithmonë si nga fëmijët poashtu edhe nga vet kolektivi i ''Qëndrimit ditor'' ku vlenë të theksohet që ditëve të fundit ka pasur mjaft iniciativa të tilla humanitare.