Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, pas vrasjes së policit Izet Demaj. Haradinaj ka thënë se është shumë i prekur për atë çka ka ndodhur dje, derisa njoftoi se nesër do të shpallet ditë zie për Demajn.
Haradinaj ka thënë se se rasti rënies së policit Izet Demaj gjatë detyrës, do të jetë një pikë kthese për policët.
I pari i ekzekutivit njoftoi se nesër do të shpallet ditë zie për vdekjen e Demajt, derisa tha se do t’i qëndrojnë afër familjes së tij dhe do të iu ofrojnë përkrahje.
“Nesër pra është varrimi i tij, dhe Presidenti do të shpallë ditë zie”, tha Haradinaj.
Ndryshe, në nderim të tij, sot kabineti i kryeministrit të Kosovës, ka nisur takimin e mëngjesit me një minutë heshtje në nderim të policit, Izet Demaj.
Demaj u vra dje pasdite nga një person i armatosur derisa po tentonte të kryente një grabitje të armatosur në bankë në Istog. Lidhur me këtë rast, mbrëmë janë arrestuar dy persona