Dëshmitari që ishte në bankë rrëfen ngjarjen: Grabitësi ka pasur edhe bombë me vete

Një i ri që kishte pasur punë dje në një bankë në Istog është kthyer në ditë tmerri për të. Ai ka qenë dëshmitar kur Kamer Metaj, me kallashnikov ka k

Një i ri që kishte pasur punë dje në një bankë në Istog është kthyer në ditë tmerri për të. Ai ka qenë dëshmitar kur Kamer Metaj, me kallashnikov ka kërkuar para dhe kur ka vrarë pjesëtarin e Policisë së Kosovës.

Dëshmitari ka thënë se plaçkitësi ka pasur bombë me vete dhe kallashnikov. Ka thënë se ka kërkuar gjatë gjithë kohës para.

“Ka pas bombë me veti dhe ka dashtë me e hedhë aty brenda. Një kallash ja kam pa në dorë dhe një bombë. Persona të thjeshtë në bankë kanë qenë 3 apo 4 klientë, po ashtu kanë qenë 4 vajza dhe 2-3 djem aty”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, dëshmitari thotë se një shok i tij që ishte prezent ka pësuar trauma duke thënë se ka kërkuar disa herë sot ndihmë nga mjekët.

“Kam qenë me një shok, vetëm sa e dërgova në spital, ka marrë trauma apo nuk e di, por nuk është mirë”.

Ai ka thënë se sigurimin e ka dëgjuar duke lajmëruar rastin e plaçkitjes, ndërsa ka thënë se punëtorët e bankës kanë shtypur alarmin.

“Ka qenë tmerr, si nëpër filma. Ka lyp pare dhe nuk e di. Sigurimin e kam dëgjuar duke e përmend ‘baza plaçkitje’ dhe ato vajzat i prekshin ato pullat”, ka deklaruar ai.