Takimet e presidentit Thaçi me kryesuesit e ekipit negociator, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, kanë sjellë dakordim për disa çështje.
Një prej tyre, siç ka konfirmuar presidenti Thaçi në konferencën e fundvitit, lidhet me takimin e 8 janarit në Bruksel, raporton KTV.
Kjo ka qenë përgjigja e presidenti Thaçi, i pyetur për qëndrimin e ekipit të udhëhequr nga Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, për idenë e korrigjimit të kufijve.
Një tjetër çështje për të cilën janë pajtuar, është që tema e personave të pagjetur nga lufta e fundit, të jetë tema e parë që do të trajtohet.
Presidenti Thaçi ka thënë se nuk ka hequr dorë nga Lugina e Preshevës, territor që pretendon ta përfshijë në marrëveshjen përfundimtare, së cilës tani i referohet si ‘marrëveshje e balancuar’.
Derisa për kushtëzimin e vazhdimit të dialogut me heqje të taksës ndaj produkteve serbe nga presidenti i Serbisë, presidenti dha shenja se masave të Qeverisë kosovare mund t’u vijë fundi së shpejti.
I pyetur lidhur me rastin vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq, presidenti Thaçi ka thënë se të dyshuarit kryesorë janë në Beograd, dhe të njëjtit duhet dorëzuar e jo të fshihen.
Presidenti ka bërë thirrje që të kërkuarit nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, t’u përgjigjen ftesave, pasi, sipas tij, Kosova nuk ka çfarë të fshehë dhe se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër.