Thaçi: Kosova sot e humbi një polic të guximshëm në krye të detyrës

Thaçi: Kosova sot e humbi një polic të guximshëm në krye të detyrës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Istog, ku mbeti i vrarë një polic gjatë shkëmbim zjarrit me grabitësit.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se Kosova sot humbi një polic shumë të guximshëm në krye të detyrës,  raporton lajmi.net.

“Izet Demaj është hero i Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

 Kosova, fatkeqësisht, sot e humbi një polic të guximshëm në krye të detyrës. Ngushëllime familjes Demaj dhe Policisë së Kosovës. Izet Demaj është hero i Republikës së Kosovës.