Të paktën tre turistë britanikë kanë humbur jetën në Islandë pasi automjeti i tyre ka rënë nga një urë.
Autoritetet kanë bërë të ditur se në veturën e tipit “Land Cruiser”, kanë qenë gjithsej shtatë persona, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Policia islandeze ka bërë të ditur se katër personat të cilët i kanë mbijetuar aksidentit, janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë dërguar në njërin nga spitalet e qytetit Reykjavik.