Edhe një polic i vrarë gjatë përleshjes me armë zjarri në Istog

Edhe një polic i vrarë gjatë përleshjes me armë zjarri në Istog

Në qendër të Istogut ka ndodhur një përleshje me armë zjarri, si pasojë dy persona kanë vdekur.

Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Xhevat Ibraj, ka konfirmuar për Telegrafin, se në mesin e të vdekurve është edhe një polic.

“Mund të ju konfirmojë se ka ndodhur një rast në Istog, ku pas një përleshje me armë zjarri, dy persona kanë vdekur, njëri nga ta është një pjesëtar i Policisë së Kosovës”, ka thënë Ibraj.

Për detaje të tjera, do t’ju njoftojmë përmes një komunikatë, ka theksuar Ibraj.

Telegrafi mëson se polici i vrarë është I.D nga Istogu.

Ndërkaq, mësohet se rasti ka ndodhur pasi dyshohet se një person tashmë i vrarë, kishte tentuar ta plaçisë një bankë në Istog.

Ai kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë.