Takimi i kryetarit me z.Zukorliq u zhvillua në kabinetin e kryetarit i cili filloi nga ora 11:00, ndërsa qëllimi i këtij takimi ishte kryesisht që shqipëtarët së bashku me boshnjakët të përfshihen në parlamentin e Serbisë dhe në këtë mënyrë të gëzojmë të drejta sa më të shumta si pakicë në Serbi, rtvaldi.com
Pas përfundimit të këtij takimi si kryetari i komunës po ashtu dhe z.Zukorliq dhanë pronocimin e tyre për media.
Kryetari i komunës z.Shqiprim Arifi tha se ne përcjellim aktivitetet e z.Zukorliq ndërsa gjatë këtij takimi kemi biseduar për situatën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, situatë kjo e cila nuk dallon shumë nga boshnjakët të cilët jetojnë në Sanxhak.
Ndërsa ne jemi pajtuar që në një të ardhme të afërt të përfshihemi në parlamentin e Serbisë së bashku kurse gjatë prononcimit për media gjithashtu z.Arifi e falenderojmë z.Zukorliq për ndihmën që jep në edukim si në Univerzitetin e Novi Pazarit po ashtu dhe në Medrese edhe pse nuk kemi marrëveshje konkrete mirëpo ne e shohim si natyrshmëri bashkëpunimin mes shqiptarve dhe boshnjakëve.
Deputeti boshnjak në parlamentin e Serbisë z.Muamer Zukorliq në konferencën për media tha që duke qenë që jemi dy popullsi me probleme të ngjajshme si në zhvillimin e vogël ekonomik po ashtu dhe në të drejtat e minoriteteve ne jemi të hapur që në çdo kohë të kemi bashkëpunim, ku komuna e Preshevës e ka një bahkëpunëtor të sigurtë i cili do e mbështesë në të gjitha çështjet si në zhvillimin ekonomik, fitimin e të drejtave të minoriteteve dhe hapjen e pikës kufitare me Maqedoninë, rtvaldi.com
Ndërsa sa i përketë bashkëpunimit në mes shqiptarëve dhe boshnjakëve në parlamentin e Serbisë Zukorliq thotë se nuk është aq e rëndësishme që të kemi një marrëveshje pre apo pas zgjedhore sa është e rëndësishme që të jemi të bashkuar, si shqipëtarët po ashtu dhe boshjnjakët, të dalin me një listë të përbashkët, megjithatë ne jemi të hapur për bashkëpunim, rtvaldi.com
Ky ishte takimi i parë zyrtarë i deputetit boshnjak në parlamentin e Serbisë me kryetarin Shqiprim Arifi.