Bërnabiq tregon kur do të vazhdojë dialogu me Kosovën

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, ka folur sot për dialogun me Kosovën.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka takuar sot ambasadorin e Belgjikës në Serbi, Kunar Adam, me të cilin kanë diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media të Qeverisë së Serbisë, Bërnabiq në takimin me ambasadorin belg Adam, diskutuan ndërprerjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe siç theksohet ne njoftim, Bërnabiq ka theksuar se Serbia është e gatshme që të rifillojë dialogun me Kosovën sa më shpejt që është e mundur mirëpo, sipas saj, kjo do të bëhet vetëm nëse Kosova e tërheq vendosjen e taksës prej 100 për qind për mallrat e Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës, transmeton më tutje lajmi.net.

Sipas Bërnabiqit, arritja e një kompromisi është e nevojshme për ruajtjen e përhershme të paqes dhe stabilitetit në rajon.