Ardita Sinani: Caktimi i një gjykatësi nga Prokupla dëshmi e diskriminimit permanent shtetëror

Znj. Sinani ka thënë se nuk është hera e parë që të tilla përsëriten ndaj Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Kryetarja e PVD-së dega Preshevë në një postim në rrjetin social facebook ka reaguar për përzgjedhjen e gjykatësve nga Prokupla duke anashkaluar kuadrot profesionale shqiptare.

Në rrjetin social facebook znj. Sinani shkruan:

Caktimi i një gjykatësi nga Prokupla, duke anashkaluar kuadrot Shqiptar të dëshmuar profesionalisht, është edhe një dëshmi e diskriminimit permanent shtetëror.

Nuk është hera e parë që të tilla përsëriten ndaj Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

PVD në mënyrë të vazhdueshme kishte qenë e vëmendshme ndaj këtyre shkeljeve, e në shumicën e rasteve përmes shkresave drejtuar ambasadave të huaja.
Gjithashtu në projektligjin për sistemin gjyqësor përmes deputetit kishim kërkuar amendamentimin e ligjit për gjyqësinë.