Reagim i Kryetarit të Kuvendit Komunal të Preshevës
Zgjedhja e kuadrit nga Prokupla shkelje e Konventave ndërkombëtare dhe vet Kushtetutës
Në një periudhë kur Serbia ka hapur bisedimet për kapitullin 23 dhe 24, ku veçanërisht iu është vënë kushtë nga BE plotesimi i të drejtave të pakicave kombëtare, diskriminimi i kuadrove shqipëtar është e papranueshme për ne.
Me këtë akt të Këshillit të Lartë Gjyqësor, përpos se në mënyrë flagrante janë shkeluar Konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, është shkelur edhe parimi i paraparë edhe me vet Kushetutën e Serbisë ku thot që përparesi gjatë punësimit në organe shtetërore kanë etnia e popullatës që është shumicë në atë vend.
Unë, si Kryetar i Kuvendit, e si përfaqësues më i lartë legjislativ në Komunën tonë, kam alarmuar Ambasadat mike të vendit tonë me qëllim që politika diskriminuese ndaj kuadrove tona të ndërpritet.
Një politikë e tillë e diskriminimit nuk i shërben askujt, as neve shqiptarëve as shtetit serb, e duke u nisur edhe nga bisedimet që po ndodhin mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar.
Kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës
SAMI SALIHU