Në Prishtinë digjet një veturë me targa gjermane

Në fshatin Zllatar të Prishtinës nga Policia është hasur një automjet me targa të huaja (gjermane) e cila ishte përfshirë nga zjarri.

Automjeti në fjalë dyshohet se është përdorur nga tre persona të dyshuar e të pa njohur në një rast grabitje.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore si dhe njësiti-K9.

Me vendimin e Prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.