Arifi thotë se letra e Bërnabiqit është goditje të përpjekjeve për normalizim

Arifi thotë se letra e Bërnabiqit është goditje të përpjekjeve për normalizim

Shefi i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi përmes një postimi në Facebook ka thënë se letra e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq dërguar vendeve për tërheqjen e njohjes së Kosovës është goditja e radhës përpjekjeve për normalizim.

Ai ka shtuar se këto veprime janë nxitje për shtimin e masave të reja tarifore ndaj shtetit fqinj, transmeton Koha.net.

“Letra e kryeministres Bërnabiq dërguar vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës me kërkesë për tërheqjen e njohjes është goditje e radhës përpjekjeve për normalizim. Veprimet e tilla të qeverisë së Serbisë i shoh si provokim dhe nxitje për masa të reja tarifore. Edhe një dëshmi se tarifat duhet të hiqen menjëherë pas njohjes reciproke”, ka shkruar Arifi.